Çfarë ndodh, nëse Rusia ndërpret furnizimin me gaz?!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Çfarë ndodh, nëse Rusia ndërpret furnizimin me gaz?!

Rusia ka kërcënuar me mbylljen e tubacionit të saj kryesor të gazit për Gjermaninë. Evropa mbështetet te Rusia për rreth 40% të gazit të saj, ndaj dhe “BBC” ngre pyetjen se çfarë ndodh, nëse ai furnizim ndërpritet?

Eksperti Tom Marzec-Manser tha se ndikimi i menjëhershëm do të ishte rritja e çmimeve. Por ai argumenton se Rusia nuk do të jetë në gjendje të furnizojë ndonjë vend tjetër, siç është Kina, duke pasur parasysh natyrën e sistemit të tubacionit, kështu që diçka e tillë do të ishte e dëmshme edhe për të ardhurat e saj.

“Problemi i vërtetë është se opsionet për furnizimet shtesë të gazit në Europë janë vërtet shumë të pakta,” tha Marzec-Manser, kreu i analitikës së gazit në ICIS.

Kjo do të kërkonte që ekonomitë globale “si Kina, Japonia dhe Korea” të bien dakord të marrin gaz natyror të lëngshëm (LNG), por as kjo nuk do ta zgjidhte plotësisht problemin”.

Advertisement

Çmimet e gazit dhe naftës tashmë janë rritur ndjeshëm dhe do të rriteshin edhe më tej nëse Rusia do të ndalonte eksportet. Rusia është prodhuesi i tretë më i madh i naftës në botë, pas SHBA-së dhe Arabisë Saudite.

Nga rreth pesë milionë fuçi naftë  që eksporton çdo ditë, më shumë se gjysma e saj shkon në Europë. Shtetet e Bashkuara janë më pak të varura, me rreth 3% të naftës që marrin nga Rusia.

Gazi rus përbën rreth 40% të importeve të gazit natyror të BE-së. Nëse kjo do të ndodhte, Italia dhe Gjermania do të ishin më të cenueshme. Rusia siguron vetëm rreth 5% të furnizimeve me gaz të Britanisë së Madhe.

Megjithatë, çmimet në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA janë rritur për shkak të efektit të dëmshëm të mungesës së furnizimit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy