Çfarë ndodhte në “Strofullën e Ujkut”, qendrën e komandës së Adolf Hitlerit në Frontin Lindor

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Çfarë ndodhte në “Strofullën e Ujkut”, qendrën e komandës së Adolf Hitlerit në Frontin Lindor

“Strofulla e i Ujkut” ose Wolfsschanze, është sot e rrënuar, por në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, ajo shërbeu si një shtab i madh i ushtrisë së Gjermanisë naziste. Në thellësi të pyjeve të Ketrzinit në Poloni, gjenden rrënojat e vendstrehimit sekret të Adolf Hitlerit.

I ndërtuar në vitin 1941, kompleksi i fshehtë përfshinte 50 bunkerë dhe 70 kazerma, me 2 pista avionësh, dhe një stacion hekurudhor aty pranë. Hitleri kaloi mbi 850 ditë në “Strofullën e Ujkut”, ku hartoi dhe urdhëroi zbatimin e strategjive të luftës që ishin gjithnjë e më të shkëputura nga realiteti, dhe që nxitën një kundërshtim në rritje ndaj regjimit të tij.

Dy nga ngjarjet ndoshta më të rëndësishme që ndodhën brenda bunkerit të Hitlerit, ishte fakti që ai shërbeu si seli e zbatimit të “Operacionit Barbarosa”, pushtimit nazist të Rusisë sovjetike. Po ashtu ishte vendi ku më 20 korrik 1944, koloneli nazist Klaus von Shtaufenberg dhe disa bashkatdhetarë të tij nisën “Operacionin Valkirie”, një përpjekje e dështuar për vrasjen e Fyhrerit.

Advertisement

“Strofulla e Ujkutu projektua fillimisht në fundin e vitit 1940, ndërsa ndërtimi i tij përfundoi më 21 qershor 1941. Deri në atë moment, Hitleri kishte pushtuar tashmë Çekosllovakinë, Poloninë, Danimarkën, Norvegjinë, Holandën, Belgjikën, Luksemburgun dhe Francën.

Një ditë pas fillimit të “Operacionit Barbarosa”, kur 3 milionë trupa naziste pushtuan Bashkimin Sovjetik, Hitleri u zhvendos në “Strofullën e Ujkut”, duke e shndërruar atë de fakto në shtabin qendror të operacioneve naziste gjermane në Frontin Lindor.

Ky vendstrehim ishte e pajisur me mure betoni të përforcuar me çelik 2 metra të trashë,dhe të mbrojtura nga armë kundërajrore. Bunkeri privat i Hitlerit kishte tavane 8 metra të trashë.

Fyhreri i drejtonte praktikisht operacionet ushtarake në të gjitha frontet nga “Strofulla e Ujkut”, e cila ishte e pajisur me të gjitha gjërat që i duheshin, duke përfshirë një berberhane, një restorant, dhe madje edhe një kazino.

Advertisement

Qëndrimi aty ishte i rëndësishëm për Hitlerin, i cili ishte bërë gjithnjë e më shumë paranojak gjatë kësaj kohe, sidomos pasi Japonia sulmoi bazën amerikane ne Pearl Harbor, duke e detyruar atë t’i shpallte luftë SHBA-së si rezultat i aleancës së Gjermanisë naziste me Japoninë.

“Strofulla e Ujkut” strehoi mbi 2.000 njerëz, nga zyrtarë të lartë dhe ushtarë, deri tek stafi ndihmës, që detyrohej të konsumonte ushqimet vegjetariane para se t’i hante Hitleri nga frika e helmimit.

Njëra nga punonjëse Margot Volk dështoi më vonë:“Disa nga vajzat nisnin të qanin kur fillonin të hanin,pasi kishin shumë frikë. Ne ishim të detyruara që t’i provonim të gjitha ushqimet. Pastaj prisnim 1 orë… Qanim me dënese,pasi ishim shumë të lumtura që kishim mbijetuar…”.

Advertisement

Por në këtë fortesë do të ndodhte një komplot, për të cilin Hitleri nuk ishte në dijeni. Në vitin 1944, Klaus von Shtaufenberg, që ishte një nga zyrtarët më të lartë ushtarakë, ishte zhgënjyer nga dëshira e shfrenuar e Fyhrerit për pushtet.

Në kushtet kur pjesa dërrmues e ushtrisë ishte e zënë duke vepruar në të gjitha frontet, sidomos gjatë D-Day në qershor 1944 dhe më pas, shumë ushtarakë gjermanë nisën të shqetësohen gjithnjë e më tepër ndaj vendimeve të Hitlerit.

Ndaj komplotuan për vrasjen e tij, në mënyrë që t’a kalonin kontrollin e Berlinit tek ushtria e rezervistëve. Komploti u quajt “Operacioni Valkirie” ose “Komploti i 20 Korrikut”, dhe u bazua mbi njohuritë e mëdha të Von Shtaufenberg mbi “Strofullën e Ujkut”.

Më 20 korrik 1944, ai arriti të fuste fshehurazi në një takim një bombë me sahat. Por Hitleri arriti të shpëtonte i lënduar lehtë, pasi valixhja ku ishte fshehur bomba u spostua pa dashje në momentet e fundit, dhe shpërthimi ndodhi disi larg Hitlerit.

Advertisement

Pasi zbulimit në pak kohë të komplotistëve, Shtaufenberg u ekzekutua që të nesërmen. Afrimi i Ushtrisë së Kuqe në Frontin Lindor e detyroi Hitlerin që të largohej nga “Strofulla e Ujkut” më 20 nëntor 1944. Edhe pse urdhëroi prishjen e tij në janarin e vitit 1945, shumë bunkerë në kompleks ishin tepër të fortë për t’u shkatërruar.

“Strofulla e Ujkut” u braktis teksa bota u rindërtua pas luftës. E pushtuar nga myshku, ajo u bë më vonë një sit turistik, të cilin drejtoresha e Muzeut të Kryengritjes së Varshavës Joana Berendt e quajti një “Disnejlend grotesk”.

Ndërkohë në vitin 2017, vendi kaloi nën administrimin e Inspektoratit Polak të Pyjeve, që vendosi tabela informimi për turistët. Sot, restoranti i një hoteli ngjitur me kompleksin e vjetër shërben “Supë Ujku”, ndërsa po restaurohet edhe dhoma e takimeve, ku Shtaufenberg  kreu dikur atentatin e dështuar ndaj Hitlerit.

Advertisement

Për më tepër, atje vazhdojnë të zbulohen një mori artefaktesh. Vetëm vitin e kaluar u gjetën dyer të blinduara dhe shkallë që të çojnë në bunkerin personal të Hitlerit. Gati 300.000 vizitorë e vizitojnë çdo vit këtë vend, duke paguar një tarifë prej 4 dollarësh.

Disa druhen se ky vend do të bëhet shpejt një vend pelegrinazhi për neo-nazistët. Por të tjerë thonë se restaurimi i “Strofullës së Ujkut”, do të shërbejë vetëm si një mjet për edukimin e të rinjve./ allthatsinteresting–(Përshtatur nga CNA.al)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy