
Sot janë mbyllur ndeshjet e treta të fazes së grupeve të Champions League të trasmetuar ekskluzivisht në platformën Tring.
Në sfidën kryesore mes Athletico Madrid dhe Liverpool, të kuqtë e Klopp fituan në “Wanda Metropolitano” me rezultatin 2-3, falë dy golave të Salah dhe Keita, ndersa Greizman shënoi dy herë për venddasit por pa i siguruar pikë skuadrës.
Në sfidën tjetër të këtij grupi Milani zvogëlon shanset për kualifikim në raundin tjetër pas disfatës minimale 1-0 nga Porto.
Ndërkohë në sfidën e grupit A, PSG mundi Leipzg në Paris me rezultatin 3-2 falë golave të Mbape dhe dopjetës së Lionel Messit. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Manchester City fitoi me rezultatin e thellë 5-1 ndaj Clube Bruge.
Në sfidën e grupit D, Interi siguri fitoren e parë duke mundur Sherif Tiraspor me rezultatin 3-1, duke mbajtur keshtu hapur shpresat për kualifikim, ndërsa Reali i Madridit fitoi në trasfertën e ukrainasve të Shaktar me rezultatin 0-5.