Reali mposht Interin, spektakël nga Bayern dhe Liverpool

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Reali mposht Interin, spektakël nga Bayern dhe Liverpool

Gola, emocione dhe spektaël. Këto u dhuruan mbrëmjen e kësaj të marte në sfidat e radhës të luajtura në Champions League. Superfida ishte ajo midis Realit të Madridit dhe Interit. Madrilenët nuk ja falën fitoren zikaltërve, duke i mposhtur me rezultatin 3-2. “Vargun” e golave për Realin e nisi Karim Benzema në minutën e 25, për t’u ndjekur nga Sergio Ramos në minutën e 33.

 

Pak gëzim në kampin zikalëtër solli goli i Lautaro Martinez dy minuta më vonë. Ndeshja u ndez në minutën e 68 kur Ivan Perisic shënoi golin e barazimit për Interin. Por shpresat morën fund kur Reali shënoi me anë të Rodrygo dhjetë minuta para përfundimit të ndeshjes. Bayern e Liverpool nga ana tjetër fituan me goleadë, duke dhuruar spektakël.

 

Advertisement

Gjermanët mposhtën me rezultatin 2-6 Salzburgun. Ndërsa Liverpool i dha “manita” Atalantës. Porto fitoi kundër Marsejës me rezultatin e pastër 3-0. Me të njëjtin rezultat rrëmbeu fitoren edhe Manchester City përballë Olimpiacos. Lokomotiva e Moskës-Atletico Madrid u ndanë në paqe me rezultatin 1-1. Kurse Shakhtari u turpërua nga Borusia Moenchengladbach me rezultatin 0-6.

 

Ndeshjet u transmetuan ekskluzivisht në Tring.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy