Chelsea leksion Juventusit, Barcelona rrezikon kualifikimin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Chelsea leksion Juventusit, Barcelona rrezikon kualifikimin

Mbrëmjen e kësaj të marte janë luajtur gjysma e ndeshjeve të parafundit të fazes së grupeve të Uefa Champions League.

Në supersfidën e grupit H, Chelsea i ka dhënë një leksion të vërtetë Juventusit, ku e ka mposhtur lehtësisht 4-0. Me këtë rezultat, londinezët i kanë marrë vendin e parë bardhezinjve. Chalobah, Werner, James dhe Hudson-Odoi i dhane nje goditje te forte bardhezinjve ne Londer.

Në sfidën tjetër, të këtij grupi, Malmo dhe Zenit u ndanë në barazim 1-1.

Ndërkohë Barcelona nuk ka arritur të sigurojë kualifikimin para kohe për në raundin tjetër pasi u ndal në barazim pa gola me Benfica-n.

Advertisement

Tashmë katalanasit rrezikojnë të mos shkojnë më tej pasi në ndeshjen e fundit përballen me Bayernin në Gjermani ndërsa Benfica pret në shtëpi Dynamo Kiev.

Më herët United siguroi një biletë për në raundin tjetër pas fitores 2-0 në transfertë ndaj Villarreal-it ku protagonist ishte serish Ronaldo.

Ndërkohë Atalanta u ndal në barazim 3-3 me Young Boys dhe tashmë kualifikimi do të vendoset në ndeshjen e fundit ndaj Villarreal-it.

Ne grupin G mbetet gjithcka e hapur pasi Lille mundi Salzburg 1-0 nders Sevilla fitoi 2-0 kunder Wolfsburg.

Advertisement

Sfidat u transmetuan ne Tring

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy