Chiesa mban gjallë Juventusin, fitore me përmbysje për Dortmund

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Chiesa mban gjallë Juventusin, fitore me përmbysje për Dortmund

Magjia e Uefa Champions League dhuroi spektakël dhe mbrëmjen e kësaj të mërkure me dy supersfidat Porto-Juventus dhe Sevija- Dortmund te transmetuara ne Tring.

 

Kampionët në fuqi në Itali u mundën me rezultatin 2-0 në Portugali në një ndeshje që padyshim shiheshin si favoritë.

 

Advertisement

Mirëpo skuadra e Pirlos nuk ishte në formën më të mirë dhe u ndëshkua që në minutën e 2-të, kur pas një  gabimi në prapavijë  te Betankurt, Taremi përfitoi dhe dërgoi topin në rrjetë.

 

Pas kësaj Juventus tentoi disa herë të rihapte sfidën por bardhezinjtë ishin të pafat përpara portës. Në fraksionin e dytë kur të gjithë prisnin reagimin e Zonjës së Vjetër, portugezët shënuan dhe golin e dytë me anë të Maraga.

 

Advertisement

Minuta të vështira për bardhezinjtë që nuk po administronin dot lojën. Megjithatë në minutën e 82, skuadra e Pirlos zgjohet dhe realizon me Chiesën që ktheu përsëri shpresat e Juventusit për kualifikimin e mëtejshëm në Ligën e Kampioneve edhe pse me  paraqitjen e sotme Zonja e Vjetër rrezikon  seriozisht t’i jepi  lamtumirën shumë shpejt turneut. Ndeshja e kthimit do jetë në datën 3 mars në Torino.

 

Ndërkohë Dortmund regjistroi një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë të fazës së 1/8. Gjermanët mundën me shifrat 2-3 Sevijën në një ndeshje që nisi mes emcionesh dhe përfundoi e tillë. Edhe pse andaluzianët e nisën me gol sfidëmn që minutën e 7 me anë të Susos, përmbysja e Dortmund nuk vonoi.

Dy gola të shpejt si fillim Dehud dhe më pas Haland me një dopietë bënë që rezultati të kthehej që në pjesën e parë në favor të gjeramënve. Ndërsa në fraksionin e dytë të lojës De Jong shkurtoi përkohësisht diferencat  por kaq nuk mjaftoi që Sevija të shmangte humbjen. Ndeshja e kthimit do të luhet më datën 9 mars në Gjermani. Ndeshjet u transmentuan ekskluzivisht në platformën Tring.

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy