Claudia Goldin fiton çmimin Nobel në ekonomi, vlerësohet për hulumtimet e saj mbi raportin e grave me tregun e punës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Claudia Goldin fiton çmimin Nobel në ekonomi, vlerësohet për hulumtimet e saj mbi raportin e grave me tregun e punës

Profesoresha e Harvard, Claudia Goldin ka fituar çmimin Nobel në ekonomi për këtë vit. Ajo është nderuar për kontributin e saj në punën kërkimore mbi rolin e grave në tregun e punës.

 

Juaria e Nobel tha se puna e fitueses nxjerr në pah dhe bën më të kuptueshëm pabarazinë në pagesa si dhe kontributin mes grave dhe burrave në tregun e punës ndër shekuj.

 

Advertisement

Claudia Goldin është specialiste në historinë e punës dhe ekonomisë, si dhe gruaja e tretë që merr këtë çmim në të gjithë historinë e vlerësimeve Nobel, në shkencat ekonomike.

 

Hulumtimi i saj mbulon një gamë të gjerë temash, duke përfshirë fuqinë punëtore të grave, gjininë, hendeku në të ardhura, pabarazia e të ardhurave, ndryshimet teknologjike, arsimi dhe emigracioni.

 

Advertisement

Nobeli në ekonomi ishte i fundit për këtë vit  ndërkohë qëceremonia zyrtare e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet në Stokholm më 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së Alfred Nobelit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy