Çmimi i naftës, liderët e Arabisë dhe Emirateve refuzojnë telefonatën me Biden

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Çmimi i naftës, liderët e Arabisë dhe Emirateve refuzojnë telefonatën me Biden

Embargoja ndaj naftës ruse, ka bërë që SHBA-ja të kërkojë aleatë të tjerë për të shmangur një krizë të mundshme energjetike, por deri tani e ka gjetur derën mbyllur.

“Wall Street Journal” bën me dije se Shtëpia e Bardhë nuk ia doli të organizonte një telefonatë mes presidentit Biden dhe liderëve të Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara.

Sipas të dhënave, Biden po punon për krijimin e një koalicionin për mbështetjen e Kievit dhe ndaljen e rritjes së çmimit të naftës, por prej javësh sheiku Mohammed bin Zayed al Nahyan dhe princi saudit Mohammed bin Salman, kanë refuzuar të flasin me të.

Dy liderët janë shumë të zhgënjyer me mbështetjen e pakët të SHBA-së në luftën në Jemen dhe të shqetësuar për arritjen e një marrëveshje të re bërthamore me Iranin.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy