Conte: Unë do ta bëja menjëherë vaksinën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Conte: Unë do ta bëja menjëherë vaksinën

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte deklaroi se deri në janar italianët do të kenë në dispozicion 2 milionë e 350 mijë vaksina.

 

Në një konferencë për mediat, ai tha se përveç Pfizer, do të mbërrijnë doza vaksine edhe nga Moderna.

 

Advertisement

Duke theksuar se vaksina nuk është e detyrueshme, Conte shtoi se është i gatshëm të vaksinohet menjëherë.

 

“Unë do të bëja vaksinën menjëherë, por do të pres radhën time. Deri në prill, Italia do të jetë në gjendje të vaksinojë rreth 10 milionë njerëz”, tha midis të tjerash Conte.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy