Coronavirus/ Franca e vendosur: Edhe me valën e dytë s`ka më mbyllje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Coronavirus/ Franca e vendosur: Edhe me valën e dytë s`ka më mbyllje

Coronavirus/ Franca e vendosur: Edhe me valën e dytë s`ka më mbyllje

Edhe pse një valë e dytë e koronavirusit është e “mundur”, një karantinë e dytë e përgjithshme nuk do të ndodhë.

Një rikthim I izolimit total do të ishte I pamundur për arsye ekonomike dhe sociale, deklaroi përpara komisionit parlamenetar hetimor mbi menaxhimin e pandemisë profesori Jean-Francois Defraissy, kreu i Këshillit shkencor, me të cilin konsultohet qeveria franceze për vendimin që është duek marrë gjatë përballjes me krizën e Covid 19. “

Duhet t`i bëjmë vetes pyetjen sesi do t`ia shpjegojmë njerëzve që të rinjtë të cilët janë dhe më pak të rrezikuar mund të shkojnë në punë e të vazhdojnë shkollën. Nga ana tjetër, personat për të cilët ky virus përbën një kërcënim, atyre po, duhet t`I këshillohet një izolim I pjesshëm”, ishte deklarata e ekspertit. Franca numëron 29,575 vdekje nga koronavirusi dhe 158,174 infektime.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy