
Autoritetet kineze kanë urdhëruar bllokimin e Lanzhou , një qytet me 4 milionë banorë, për shkak të Covid-19. Banorët u ndaluan të dilnin nga shtëpia përveç rasteve urgjente.
Zyrtarët e qytetit, në një deklaratë, paralajmëruan se hyrja dhe dalja e banorëve do të kontrollohet rreptësisht dhe do të kufizohet duke u bërë thirrje të gjithë banorëve që të ndjekin me përpikëri rregullat.
Përhapja e fundit e Covid është konfirmuar në variantin ngjitës Delta, me numërimin tani në rreth 200 raste në të gjithë vendin që nga 17 tetori, dita e pozitivitetit të konstatuar në një grup turistësh që fluturuan nga Shangai në Xian dhe më pas në Gans dhe Mongolia e Brendshme.
Zyrtarët shëndetësorë kanë paralajmëruar gjithashtu se mund të shfaqen më shumë infeksione në ditët në vijim, pasi testet do të shtohen si një masë e mëtejshme për të luftuar përhapjen e infeksionit.