COVID-19, gripi dhe fëmijët: Si të kuptojmë nga çfarë vuajnë të vegjlit?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
COVID-19, gripi dhe fëmijët: Si të kuptojmë nga çfarë vuajnë të vegjlit?

Kollë, rrjedhje hundësh, pak ethe. Është e pashmangshme, çdo vit fëmijët shpesh përjetojnë ftohje apo edhe grip.

Këto sëmundje të vogla janë normale, asgjë për t’u shqetësuar.

Advertisement

Por ky vit do të jetë ndryshe dhe prindërit në të gjithë botën do të pyesin veten: A ka fëmija im COVID, grip apo është një ftohje e thjeshtë?

Ndoshta nuk është e mundur të dallojmë qartë COVID-in nga gripi sepse simptomat janë shumë të ngjashme dhe mënyra e vetme e sigurt për të kuptuar është kryerja e një tamponi.

Advertisement

Simptomat më të zakonshme të COVID-19 tek fëmijët janë kollë, ose ethe, ose të dyja.

Ka edhe shumë mënyra të tjera të mundshme në të cilat virusi paraqitet tek fëmijët pozitivë: humbja e shijes dhe e erës, dhimbje barku, dhimbje koke, dhimbje fyti, vështirësi në frymëmarrje.

Advertisement

Për fat të keq, disa nga këto simptoma janë të njëjta me ato të sëmundjeve të tjera që qarkullojnë gjatë sezonit të dimrit.

Për të shmangur rrezikun e diagnozës së gabuar, mjekët sugjerojnë që të vegjlit të vaksinohen kundër gripit.

Advertisement

Në rast të shfaqjes së simptomave, nëse një fëmijë ka bërë vaksinën, atëherë ka më shumë të ngjarë që të jetë COVID-19.

COVID-19, gripi dhe fëmijët: Si të kuptojmë nga çfarë vuajnë të vegjlit? shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy