Covid-19 i mbylli në shtëpi, por tani grupet kriminale rinisin vjedhjet spektakolare me armë (Video)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Covid-19 i mbylli në shtëpi, por tani grupet kriminale rinisin vjedhjet spektakolare me armë (Video)

Izolimi si pasojë e Covid-19 kishte lënë në shtëpi edhe anëtarët e bandave në Britani të Madhe. Por duket se tani ata kanë nisur aktivitetin e tyre në rrugët e Birmingham-it.

“Daily Mail” shkruan se qyteti ka parë një seri sulmesh brutale pasi masat e bllokimit janë hequr pjesërisht.

Gjithashtu ka publikuar edhe pamje tronditëse që janë kapur nga kamerat e sigurisë. Në video tregohet momenti i tmerrshëm kur një person i armatosur dhe një vjedhës ndoqën dy burra gjatë ditës, në zonën Balsall Heath dhe Sparkbrook.

Advertisement

Tabelat e këtij furgoni ishin të rreme, derisa të dy kishin maskime shumë të mëdha, sa që duket se është e pamundur të identifikohen.

Simeon Moore, i cili është një ish-pjesëtar i grupit kriminal Johnson Crew, është shprehur se “ata kanë pritur me padurim që t’i kthehen rrugëve, sepse kanë mbetur pa para”.

“Meqenëse iu ndalohen shumë veprimtari, ata po shfrytëzojnë këtë formë për të fituar të ardhura”, ka shtuae Moore.

Sipas “Daily Mail” , plaçkitjet e shumta të armatosura nëpër rrugët e Anglisë, veçanërisht në Londër kanë qenë shqetësuese për banorët, derisa autoritetet e sigurisë e kishin të pamundur t’i ndalonin.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy