
Darka ballkanike që shtroi të hënën në mbrëmje kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i përfundoi diskutimet pa praninë e Shqipërisë.
Edi Rama ishte i vetmi nga liderët e ballkanit që mungoi në foton e përbashkët ku të pranishëm ishin edhe presidentja e komisionit europian Ursula Von Der leyen, kreu i këshillit Charles Michel si dhe president ii Ukrainës Volodimir Zelensnky.
Megjithëse vëmendjen e mori vizita ‘surprizë’ e presidentit Ukrainas, duket se mesazhi më i fortë iu dërgua Tiranës zyrtare.
Të hënën në mbrëmje qeveria greke nënvizoi edhe njëherë qëndrimin e saj mbi ccështjen Beleri, çështje e cila ka ngrirë marrëdhëniet mes dy vendeve që kur ky i fundit u arrestua para zgjedhjeve të 14 majit.
PAVLOS MARINAKIS
ZEDHENES I QEVERISE GREKE
Advertisement“Mendoj se të gjithë e kuptojmë se nuk ishte e mundur të ftohej zoti Rama në një nismë kaq të rëndësishme. Me këtë duam të themi se rruga europiane e Shqipërisë kalon përmes respektimit bazë të normave dhe rregullave të së drejtës europiane. Gjithsesi ka qenë i ftuar presidenti i Shqipërisë, i cili refuzoi pjesëmarrjen.”
Sakaq presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen, ndërsa takoi liderët e rajonit theksoi rëndësinë e marrëdhënive të mira mes shteteve me qëllim, afrimin në union.
Mëgjthëse Greqia nuk e njeh Kosovën, i pranishëm në takimin informal ishte kryeministri Albin Kurt i cili tha se të gjitha shtetet që aspirojnë anëtarësim në Bashkimin Evropian duhet të respektojnë njëra tjetrën. E kusht për fqinjësinë e mirë, ai ka theksuar se është njohja reciproke.
Në fund të takimit liderët e ballkanit miratuan edhe një deklaratë të përbashkët e cila bënë thirrje për ri-energjizimin dhe ri-fokusimin në procesin e zgjerimit për anëtarësim në BE; mbështetje të palëkundur për pavarësinë e Ukrainës; ndëshkimin e krimeve të kryera gjatë luftës dhe thirrjen për përgjegjësi ndaj kryerësve të krimeve.