Dasmë edhe në kohë lufte, çifti i ushtarakëve ukrainas martohen në Kiev

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dasmë edhe në kohë lufte, çifti i ushtarakëve ukrainas martohen në Kiev

Lesya dhe Valeri, dy pjesëtarë të forcave të armatosura të Ukrainës vendosën të shkëmbejnë unazat e martesës, në një pikë kontrolli në Kiev.

 

“Tani mund të luftoni përkrah nuses”, ishte ky miratimi i kryebashkiakut dhe më tej një trokitje gotash për paqen, jetën e bukur dhe shpresën.

 

Advertisement

“Duhet të jetojmë të tashmen, shumë njerëz e thonë këtë por janë të pakët ata që e jetojnë. Le të marrim nga jeta sa më shumë të mundemi dhe të jem shpresëplotë.”

 

Edhe në qytetin perëndimor të Lviv, që prej 12 ditësh ka parë një fluks të jashtëzakonshëm të njerëzve që i largohen luftës, Bohdan dhe Iryna Manko vendosën të mos e anulojnë ceremoninë e tyre të martesës.

 

Advertisement

“Kohë të vështira por jemi optimistë se do të fitojmë, po bëjmë gjithccka mundemi për të luftuar këtë pushtim. Ne nuk e anuluam ditën tonë të martesës, sepse ëndërrojmë për një të ardhme më të bukur, në vendin tonë të lirë. Jemi plot shpresë.”

 

Për fat të keq, numri i njerëzve që kërkojnë një vend të sigurt jashtë Ukrainës, po i afrohet 2 milionë.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy