Del dokumenti i gjykatës; Dosje “top sekret” në rezidencën e Donald Trump

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Del dokumenti i gjykatës; Dosje “top sekret” në rezidencën e Donald Trump

“Byroja Federale e Hetimit gjeti dosje të fshehta dhe dokumente të tjera top sekret në shtëpinë e ish-presidentit Donald Trump në Florida”, kështu thuhet në dokumentin e Gjykatës të publikuara pas kërkesës së Departamentit të Drejtësisë dhe vet ish-presidentit.

 

Sipas gjykatës, agjentët e FBI-së morën gjatë kontrollit në banesën e Trump11 dosje të dhënash të klasifikuara.

 

Advertisement

Të dhënat e sekuestruara përfshijnë disa dokumente të etiketuara jo vetëm si tepër sekrete, por edhe të një kategorie të veçantë që përcaktohet për të mbrojtur sekretet më të rëndësishme të vendit që nëse zbulohen publikisht mund të shkaktojnë dëme jashtëzakonisht të rënda për interesat e SHBA-së.

 

Sipas urdhrit, agjentët federalë po hetonin shkelje të mundshme të tre ligjeve të ndryshme federale, për Aktin e Spiunazhit, për të dhënat sekrete, si dhe për të dhënat në hetimet federale.

 

Advertisement

Sipas klasifikimit të kategorive të dokumenteve të fshehta në SHBA ekzistojnë 3 kategori, top sekret, sekret dhe kofidencial.

 

Agjentët e FBI-së mblodhën në rezidencën e Trump katër grupe dokumentesh top sekrete, tre sekret dhe tre konfidenciale. Nuk dihet nëse ndaj ish-presidentit do të nisë ndonjë hetim penal.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy