Demokracitë europiane duhet të ‘”rigjallërohen”, mes ngritjes autoritare gjatë pandemisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Demokracitë europiane duhet të ‘”rigjallërohen”, mes ngritjes autoritare gjatë pandemisë

Nga Thibault Spirlet, politico

Autoritarizmi është në rritje ndërsa qeveritë demokratike po miratojnë masa kufizuese për shkak të pandemisë COVID-19, sipas një raporti të ri. Në raportin e Institutit Ndërkombëtar për Demokraci dhe Asistencë Zgjedhore (IDEA) theksohet se numri i demokracive që po kthehen në vende autoritare është dyfishuar gjatë dekadës së fundit, duke përfshirë shtetet e BE-së Hungarinë, Poloninë dhe Slloveninë. Njerëzit në këto tre vende përfshijnë dy të tretat e qytetarëve të botës që jetojnë në demokraci të prapambetura ose nën regjime autokratike.

Gjetjet nga IDEA, një organizatë ndërqeveritare, bazohen në një analizë të 165 vendeve në 2020 dhe 2021, dhe duke shqyrtuar tendencat demokratike që nga viti 2015. Në Europë, pandemia COVID-19 ka përkeqësuar tendencat para pandemisë, duke ofruar mënyra të reja për të dobësuar më tej demokracinë, theksohet në raportin e IDEA.

“Një numër vendesh e kanë përdorur pandeminë, dhe veçanërisht kërcënimin e dezinformatave të lidhura me pandeminë, për të goditur lirinë e fjalës”, tha Kevin Casas-Zamora, Sekretari i Përgjithshëm i International IDEA.

Advertisement

“Ndoshta aspekti i vetëm më i rëndësishëm i demokracisë që është ndikuar negativisht nga pandemia në Europë është liria e shprehjes dhe integriteti i medias. Ka qenë një dekadë e humbur për sa i përket zhvillimit demokratik në Europën Lindore dhe në Ballkanin Perëndimor”, tha Casas-Zamora për POLITICO.

“Nëse ka një mesazh kyç në këtë raport, është pikërisht se kjo është koha që demokracitë të jenë të guximshme, të rinovojnë dhe rigjallërojnë veten,” tha ai.

Në fillim të këtij viti, raporti vjetor i 2021 nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës zbuloi gjithashtu “një shkallë të qartë dhe shqetësuese të prapambetjes demokratike” të përkeqësuar nga pandemia.

Gjetjet vijnë si një paralajmërim përpara Samitit për Demokraci të Presidentit amerikan Joe Biden më 9-10 dhjetor, kur liderët botërorë pritet të diskutojnë sfidat me të cilat po përballet demokracia. Në dritën e gabimeve të zbuluara nga pandemia, tha Casas-Zamora, samiti i dhjetorit është një mundësi që vendet të tregohen të guximshme dhe të ri-projektojnë institucione demokratike shekullore.

Advertisement

“Unë shpresoj se kjo mund të shërbejë si një katalizator për përpjekjet kolektive shumëpalëshe për të mbrojtur dhe çuar përpara demokracinë, sepse kjo është ajo që na nevojitet. Ne kemi nevojë për veprim kolektiv për të mbrojtur demokracinë dhe jo vetëm mes qeverive. Shoqëria civile, shtypi dhe akademia gjithashtu duhet të përfshihen”, shtoi ai.(abcnews)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy