Demokratët: Të shkarkohet Trump/ Të majtët nxitojnë me nismën ligjore: Presidenti, i rrezikshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Demokratët: Të shkarkohet Trump/ Të majtët nxitojnë me nismën ligjore: Presidenti, i rrezikshëm

Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga demokratët po vijon përpjekjet për të shkarkuar presidentin Donald Trump.

 

Ata po mundohen ta bëjnë këtë në dy mënyra: duke i kërkuar nënpresidentit Mike Pence të aktivizojë amendamentin e 25-të për largim të menjehershem te presidentit ose duke paraqitur legjislacionin permes të cilit do kërkohet ngritja e akuzave për shkarkimin e Trumpit.

 

Advertisement

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi theksoi se një nga faktorët nxitës për ta hequr Trump sa më parë, është të eliminojnë  mundësinë që ai të zgjidhet përsëri.

 

“Në mbrojtjen e Kushtetutës dhe Demokracisë sonë, ne do të veprojmë me urgjencë, sepse ky President përfaqëson një kërcënim. Fatkeqësisht, personi që drejton degën ekzekutive është një president i çmendur, i paqartë, i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara dhe ne kemi vetëm disa ditë derisa të mund të mbrohemi prej tij. Por ai ka bërë diçka kaq serioze saqë duhet të ketë ndjekje penale kundër tij.”

 

Advertisement

Ky propozim ka mbështetjen e më shumë se 200 demokratëve dhe nese  miratohet, Trump behet presidenti i parë, ndaj të cilit nisen dy herë procedurat për shkarkim.

 

Deri më tani, vetëm dy senatorë republikanë kanë shprehur mbështetje të plotë për largim të presidentit, Pat Toomey dhe Lisa Murkovski.

 

Advertisement

Ndërkohë, mbështetësit e Presidentit Trump u mblodhën para ndërtesës qeveritare në Minesota për të protestuar kunder rezultatit të zgjedhjeve.

Protesta ishte paqësore.

 

Ndërkohë mbështetësit e Trump pritet të protestojnë edhe para zyrave të kompanisëe Tëitter, e cila vendosi të fshijë llogarinë e presidentit në këtë rrjet social.

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy