Demonstra jashtë zyrave të televizionit italian, 10 të lënduar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Demonstra jashtë zyrave të televizionit italian, 10 të lënduar

ITALI – Të paktën 200 aktivistë janë përplasur me policinë ditën e sotme jashtë zyrave dhe studiove të transmetuesit publik italian Rai në Napoli.

Policia përdori armë trullosëse kur protestuesit u përpoqën të varnin parulla në hyrjen lokale të televizionit italian.

Pesë protestues dhe pesë policë kanë mbetur të plagosur, gjendja e të cilëve nuk konsiderohet alarmante.

“Stop gjenocidit në Gaza”

Advertisement

Pjesëmarrësit në mobilizim theksuan se janë “kundër qëndrimit censurues të Rait, në lidhje me gjenocidin në Gaza”.

Përveç kësaj, ata kundërshtojnë qëndrimin e mbajtur nga televizioni publik italian në festivalin e fundit të këngës në Sanremo, ku dy pjesëmarrës kërkuan një “armëpushim të menjëhershëm” dhe “fundin e gjenocidit”, duke nxitur reagimin e menjëhershëm të ambasadorit të Izraelit në Itali./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy