Dënimet me vdekje/ Karolina Jugore afër ligjit për pushkatim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dënimet me vdekje/ Karolina Jugore afër ligjit për pushkatim

Ligjvënësit e Karolinës së Jugut kanë miratuar një ligj për të lejuar që të dënuarit me vdekje të ekzekutohen me pushkatim, në mungesë të injeksionit vdekjeprurës.

 

Hyrja në fuqi e këtij ligji do të bëjë Karolinën e Jugut shtetin e katërt në vend për të ofruar opsionin si një metodë të dënimit me vdekje.

 

Advertisement

Kundërshtarët e e cilësuan një “vendim mesjetar”, ndërsa shteti jugor nuk ka kryer një ekzekutim që nga viti 2011.

 

Legjislacion i miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve të Karolinës së Jugut synon të rifillojë ekzekutimet, duke anashkaluar vështirësitë që hasin shtetet në sigurimin e ilaçeve për injeksionin vdekjeprurës.

 

Advertisement

Ekzekutimi me skuadër pushkatimi lejohet aktualisht në Misisipi, Oklahoma dhe Utah.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy