Dënimi i Belerit “ngrin” marrëdhëniet greko-shqiptare, mediat greke: Parodi me akuza të montuara, Rama fitoi lojën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dënimi i Fredi Belerit me dy vite burg nga Prokuroria e Posaçme ka marrë vëmendje të veçantë në mediat greke, të cilat e quajnë parodi gjyqin dhe vendimin e dhënë për kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës.

Në artikull thuhet se çdo akuzë e ngritur ndaj Belerit ka qenë e montuar, teksa theksohet se i gjithë procesi ka qenë i paprecedentë.

“Misioni u realizua”! Gjykata shqiptare e SPAK-ut, pas një procesi të paprecedentë, edhe për standardet shqiptare, të montuar, aktakuza e të cilit ishte rrëzuar që në ditën e parë, kreu mandatin politik të Edi Ramës dhe shpalli dënimin e kryetarit të Bashkisë së Heimarrës, Fredi Beleris, me dy vjet burgim”, thuhet në artikullin e medias greke.

Po ashtu, pas dënimit të Belerit, mediat shkkruajnë se marrëdhëniet greko-shqiptare do të jenë të “ngrira” dhe pritet sipas tyre që kryeministri Edi Rama të përmbushë angazhimet e tij për çështjen e kufirit, që ndodhet në Hagë.

Advertisement

Nuk duhet harruar se çështja Beleri është maja e ajsbergut përsa i përket mbrojtjes së të drejtave të pakicës kombëtare greke në Shqipëri por edhe në rrjetën e marrëdhënieve greko-shqiptare ku Athina ende pret që zoti Rama të përmbushë angazhimin për referimin e mosmarrëveshjes së kufirit të ZEE në Hagë. Marrëdhëniet e mira me Shqipërinë duhet të jenë synimi, por marrëdhëniet e mira nuk mund të ndërtohen mbi këtë bazë, pasi çështja Beleri nuk ka të bëjë vetëm me një kryetar bashkie të zgjedhur nga minoriteti, por të gjithë pakicën kombëtare greke dhe mënyrën se si trajtohet qeveria shqiptare”, shkruajnë mediat greke.

Në artikull thuhet se Beleri do të mund të lërë qelinë në 12 shtator pasi do të ketë plotësuar dënimin e tij, duke llogaritur edhe periudhën e paraburgimit, por deri në lirimin e tij, thuhet se ai do ketë humbur mandatin e kryebashkiakut të Himarës.

Këtë dënim, mediat greke e interpretojnë si një fitore të lojës së kryeministrit Edi Rama me shkelje flagrante të çdo koncepti të shtetit ligjor./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy