Dënohet me burg ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dënohet me burg ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy u shpall fajtor për korrupsion këtë të hënë një gjykatë në Paris.

Politikani 66-vjeçar, i cili shërbeu si President i Francës nga viti 2007 në 2012,  mohoi të gjitha akuzat kundër tij gjatë gjykimit 10-ditor që u zhvillua vitin e kaluar.

Sarkozy do të përballet me një gjyq tjetër këtë muaj, së bashku me 13 persona të tjerë, nën akuzat e financimit të paligjshëm të fushatës së tij presidenciale në 2012.

Kjo është hera e parë në historinë moderne të Francës që një ish-president del në gjyq për korrupsion. Paraardhësi i Sarkozy, Jacques Chirac, u shpall fajtor në 2011 për keqpërdorim të parave publike dhe iu dha një dënim me burg për dy vjet për veprime gjatë kohës së tij si kryebashkiak i Parisit.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy