Deputeti i Parlamentit Evropian: Mali i Zi ose të krijojë mazhorancë të re, ose të rrëzojë qeverinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Deputeti i Parlamentit Evropian: Mali i Zi ose të krijojë mazhorancë të re, ose të rrëzojë qeverinë

Vlladimir Billçik, kryetari i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim dhe raportues në Parlamentin Evropian, tha se politikisht Mali i Zi është tejet i paqëndrueshëm.

Për të bërë progres drejt Bashkimit Evropian, ai tregon se Mali i Zi ka tri opsione.

“Është e rëndësisë kyçe që Mali i Zi të progresojë drejt BE-së ajo duhet të ketë qeveri stabile me mazhorancë të qartë në parlament, gjë që nuk e ka tani”.

“Qeveria dhe Parlamenti ekziston, por nuk funksionojnë, dhe zgjidhja e këtij problemi është në duart e politikanëve në Mal të Zi”, tha Bliçik në një intervistë për Pobjeda.

Advertisement

Kjo situatë, sipas tij, duhet me doemos të zgjidhet në muaj në vijim.

“Kjo varet nga politikanët dhe ata e dinë se cilat janë opsionet”.

“Njëri nga opsionet është të bëhet që qeveria të funksionojë, dhe kjo do të thotë sigurimi i shumicës parlamentare, që është gjëja më problematike për momentin”, u shpreh ai.

Ai tha se opsioni i dytë “është të shpërbëhet parlamenti dhe të thirren zgjedhjet e reja”, por se kjo gjë “me sa duket nuk është në interesin e disa forcave qeveritare”.

Advertisement

“Por se mund të shihet edhe se si të bëhet një risktrukturim në mënyrë që forca që nuk janë në qeveri të përfshihen”.

“Matematikisht, këta janë tri opsionet, por sigurisht se kjo gjë është në duart e politikanëve”.

“Por”, përfundon ai, “status quo-ja nuk është e qëndrueshme”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy