“Dërgesa para luftës, nuk e dinim që do përdoreshin në Ukrainë”/ Irani: I dhamë dronë Rusisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Irani ka pranuar për herë të parë se po furnizon me dronë Rusinë. Ministri i Jashtëm iranian ka theksuar se dronët i janë dhuruar Moskës para se të niste lufta ë Ukrainë, në fund të muajit shkurt.

 

Me këta dronë iranianë, Rusia ka bombaruar pwr disa javë qytetet ukrainase.

 

Advertisement

Ndonëse e ka pranuar dërgesën në Rusi, ministri iranian ka thënë se vendi i tij nuk është në dijeni për përdorimin e dronëve në luftën.

 

Disa shtete perëndimore e kanë akuzuar Iranin se ka ndihmuar Rusinë në luftën në Ukrainë duke i dhënë dronë dhe raketa. Pjesa e raketave është tërësisht e gabuar. Pjesa e dronëve është e saktë, i kemi dhënë Rusisë një numër të kufizuar dronësh disa muaj para se të niste lufta në Ukrainë. Nëse Ukraina ka dokumente që dëshmojnë se Rusia ka përdorur dronët iranianë në Ukrainë, atëherë ajo duhet të na informojë”

 

Advertisement

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët perëndimorë i kanë kërkuar Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, që të hetojë nëse Rusia ka përdorur dronë iranianë për të sulmuar civilët në Ukrainë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy