Deshamp: Nuk e kuptoj Bundesligën, pse në tribuna rrisku është më i madh?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Deshamp: Nuk e kuptoj Bundesligën, pse në tribuna rrisku është më i madh?

Bundesliga është kampionati i parë nga pesë ligat kryesore që ka rinisur, ndërsa klubet po zbatojnë në mënyrë rigoroze rregulllat e vendosura. Lojtarët të vendosur në stola, ashtu si edhe stafi teknik ruajnë distancën dhe mbajnë maskat.

Por, diçka të tillë nuk e kupton trajneri i kampionëve të botës, Didier Deshamp. Francezi shprehet se në këtë mes ka një mungesë koherencë duke qenë se në fushë ka dyluftime dhe situate ku distance fizike nuk mund të zbatohet, por në këtë formë pse duhet zbatuar ajo në momentin kur futbollistët janë të ulur në tribunë?

“Kam parë Bundesligën dhe imazhe të tilla më duken shumë jo koherente. Shikoj lojtarë që diskutojnë një ndeshje me dyluftime ku normalisht distanca nuk mund të ruhet, ndërsa më pas shikoj në tribuna futbollistët rezervë me maska dhe me distancë dy metra njëri nga tjetri.

Sinqerisht, nuk arrij ta kuptoj. Në tribuna rrisku është më i madh? Kjo nuk është koherente dhe nuk më pëqen”, u shpreh Deshamp. Ndërkaq, Deshamp ka përkrahur vendimin e qeverisë në Francë për të pezulluar futbollin e këtij sezoni duke e konsideruar si një veprim të zgjuar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy