Dështojnë rezolutat në OKB/ SHBA përplaset me Rusinë dhe Kinën për luftën Izrael – Hamas 

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dështojnë rezolutat në OKB/ SHBA përplaset me Rusinë dhe Kinën për luftën Izrael – Hamas 

Me dy rezoluta të rrëzuara, Këshilli i sigurimit në Kombet e Bashkuara dështoi të gjejë dakordësi përsa i takon konfliktit Izrael-Hamas, pavarësisht situatës së rënduar humanitare në Rripin e Gazës.

 

Të mërkurën vonë, Rusia dhe Kina vendosën veton ndaj rezolutës së Shteteve të Bashkuara, që kërkonte një pauzë humanitare për të lejuar aksesin e ndihmave, mbrojtjen e civilëve dhe ndalimin e armatosjes së Hamasit në Rripin e Gazës.

 

Advertisement

Propozim i SHBA u votua me 10 vota pro, ndër të tjera edhe nga Shqipëria, 3 kundër dhe dy abstenime.

 

Ambasadorja amerikane në OKB, Linda Tomas Greenfield, shprehu zhgënjim për rrëzimin e rezolutës teksa tha se SHBA nuk do të ndalet në objektivat e saj.

 

Advertisement

“Kjo rezolutë ishte e fortë dhe e balancuar. Megjithëse votimi ishte një pengesë ne nuk do të ndalemi. SHBA mbetet e bindur për të ndërtuar një të ardhme më paqësore dhe të sigurt, për izraelitët dhe palestinezët njësoj.”

 

Po ashtu një tjetër rezolutë e propozuar nga Rusia, e cila kërkonte armëpushim humanitar dhe tërheqjen e urdhrit të Izraelit për zhvendosjen e palestinezëve në Gazën jugore, nuk u miratua pasi nuk arriti të merrte mbështetjen e mjaftueshme.

 

Advertisement

Ndërkohë, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së prej 193 anëtarësh do të votojë të premten mbi një projekt-rezolutë të paraqitur nga shtetet arabe dhe të tjerë që bëjnë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

 

Asnjë vend nuk ka të drejtën e vetos në Asamblenë e Përgjithshme dhe ndonëse rezolutat e saj janë jodetyruese, ato kanë peshë politike.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy