Dështon “superplani” në Romë/ Grabitësit hapin tunel për të grabitur bankën por ngecin brenda, alarmohet policia

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dështon “superplani” në Romë/ Grabitësit hapin tunel për të grabitur bankën por ngecin brenda, alarmohet policia

Një ngjarje e pazakontë, është regjistruar në qendër të Romës, ku 4 burra kanë kërkuar ndihmën e zjarrfikëses, pasi kanë ngecur brenda tunelit që po gërmonin për të grabitur një bankë që ndodhej 300 metër larg pikënisjes.

 

Grupi në fjalë janë ekspozuar rreth orës 11:00 të ditës së sotme, kur papritur është shembur dyshemeja e një dyqani mbi galerinë që ata po ndërtonin.

 

Advertisement

Tre prej tyre kishin arritur të dilnin jashtë dhe tentuan të arratisen me një automjet por u pikasën dhe u kapën nga policia vetëm pak momente më vonë.

 

Ndërkohë I ndihmuar nga autoritetet ka dalë edhe personi i katërt.

 

Advertisement

“Më ndihmo, më nxirr jashtë të lutem”, ka qenë thirrja e tij ndaj mjekëve dhe zjarrfikësve.

 

Sipas autoriteteve italiane, të katërt personat rezultojnë me precedent të mëparshëm penal.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy