minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Detaje të reja nga vrasja në Greqi, vjehrri ekzekutoi dhëndrin në sy të mbesës së mitur, djali hedh poshtë pretendimet e autorit - Struga.info


Detaje të reja nga vrasja në Greqi, vjehrri ekzekutoi dhëndrin në sy të mbesës së mitur, djali hedh poshtë pretendimet e autorit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Detaje të reja nga vrasja në Greqi, vjehrri ekzekutoi dhëndrin në sy të mbesës së mitur, djali hedh poshtë pretendimet e autorit

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja në Greqi, ku mbrëmjen e të shtunës vjehrri vrau me pushkë dhëndrin e tij. Mediat greke, referuar burimeve nga policia, bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në sy të vajzës së mitur të viktimës.

Para autoriteteve, vjehrri 69-vjeç ka deklaruara se e ka kryer këtë veprim për shkak se dhëndri i tij i keqtrajtonte vajzën. Por këto deklarata janë hedhur poshtë nga djali i tij, i cili duke qenë se punon efektiv policie, ka mohuar në mënyrë kategorike që motra e tij të dhunohej nga bashkëshorti.

Në të njëjtën kohë, sipas një deklarate të marrë nga policia, dëshmohet se bashkëshortja e 69-vjeçarit, kur ka parë dhëndrin e saj, i ka bërtitur nga telefoni bashkëshortit të saj: “Stop të shtënave”. Edhe bashkëshortja e autorit, rezulton e arrestuar nga policia, si bashkëpunëtore në krim.

Sipas informacioneve, autori dhe viktima jetonin në të njëjtin pallat. Në katin e parë jetonte vajza me 57-vjeçarin dhe dy fëmijët e tyre, ndërsa në të dytin vjehrri me djalin, kunatin e 57-vjeçarit.

Advertisement

57-vjeçari me profesion mjek dyshohet se i ka kërkuar vëllait të gruas të zbresë në shtëpinë e tyre për të mbajtur njërin nga fëmijët, në mënyrë që ai vetë të shkojë diku me fëmijën e dytë.

Zbrisni dhe mbajeni fëmijën se duhet të shkoj diku me fëmijën tjetër”, dyshohet se i ka thënë 57-vjeçari.

69-vjeçari e ka marrë vesh dhe ka pritur që të kthehej. Kur e gjeti në hyrje e qëlloi dy herë me pushkë. Pas vrasjes, djali i autorit, i cili është punonjës policie, ka njoftuar autoritetet./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy