Detaje/ Vdekja që shokoi SHBA-të, si u vetëvra miliarderi i ‘skandaleve’ mik i Clinton (FOTOT)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Detaje/ Vdekja që shokoi SHBA-të, si u vetëvra miliarderi i ‘skandaleve’ mik i Clinton (FOTOT)

Steve Bing, një pasanik me lidhje te forta në politikën amerikane dhe Hollivud, ka vrarë veten, duke u hedhur nga kati i 27 i një pallati në Los Angeles, ku kishte apartamentin e tij. Sipas mediave amerikane, ai është vetëvrarë për shkak të vetmisë dhe izolimit të gjatë prej koronavirusit. Bing është i njohur për marrëdhënien e tij me aktoren e njohur, Liz Hurley, me të cilën ka edhe një djalë.

Ai kishte miqësi të fortë edhe me Bill Clinton, i cili bëri një status prekës në rrjetet sociale, pas vetëvrasjes së Bing. Ky i fundit njihej për jetën e shthurur dhe skandalet e shumta. Përveç djalit me aktoren Hurley, të cilin në fakt ai nuk e njohur kurrë, Bing ka edhe një vajzë nga një tjetër marrëdhënie. Bing nuk i njohur kurrë fëmijët e tij, me pretendimin se nuk ishin të tijët. Për këtë pati edhe procese gjyqësore dhe kërkoi prova AND-je, të cilat rrëzuar pretendimet e tij.

Pasuria e Bing llogaritet diku tek 590 milionë dollarë. Ai e kishte trashëguar pasurinë nga gjyshi i tij Leo, që ndërtoi apartamente dhe vila luksoze në Nju Jork, gjatë vitit 1920. Vdekja e tij ka shokuar SHBA-në, pasi një njeri i tillë, që e kalonte jetën me festa dhe femra të shumta, nuk të jepte përshtypjen e një tipi të vetmuar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy