Dhelpër apo ari? SHBA dhe Rusia nisin luftën… e epiteteve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dhelpër apo ari? SHBA dhe Rusia nisin luftën… e epiteteve

Retorika nga Rusia mori një kthesë të çuditshme, këtë të mërkurë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, iu përgjigj një komenti të zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, e cila krahasoi Rusinë me një dhelpër. Ajo tha gjatë së martës se “dhelpra po ulërin sipër kotecit, pasi ka frikë nga pulat”.

Ky krahasim lë të kuptohet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk besojnë se Ukraina përbën kërcënim për Rusinë. Peskov u tha reporterëve se “Rusia tradicionalisht është krahasuar me një ari, i cili nuk mund të ngjitet sipër një koteci pasi është shumë i madh dhe i rëndë”.

Tensioni mes dy shteteve është tepër i lartë, pavarësisht dialogut të vazhdueshëm në disa nivele. Një ditë më parë, Presidenti Vladimir Putin akuzoi Shtetet e Bashkuara se injoruan shqetësimet themelore të Rusisë në të ashtuquajturat “garancitë për sigurinë” që Moska zyrtare prezantoi për çështjen e Ukrainës.

Sipas Putin, SHBA-ja refuzoi 3 kërkesat kyçe në lidhje me moszgjerimin e mëtejshëm të NATO-s, mosvendosjen e sistemeve të armatimeve pranë kufijve të Rusisë dhe tërheqjen e insfrastrukturës ushtarake të bllokut nga shtetet që iu bashkuan aleancës së mbrojtjes nga viti 1997.

Advertisement

Më herët, ministri Lavrov akuzoi Perëndimin se po përpiqet të harrojë konceptin e “sigurisë së padukshme, një referencë për deklaratat e Moskës se një zgjerim i mëtejshëm i NATO do të ndikonte në sigurinë e vetë Rusisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy