Dhjetëra statuja rrëzohen nga protestuesit kudo në botë, në Gjermani ngrihet statuja e Leninit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dhjetëra statuja rrëzohen nga protestuesit kudo në botë, në Gjermani ngrihet statuja e Leninit

Protestat kundër racizmit kanë bërë që të rrëzohen shumë statuja të debatueshme nëpër SHBA dhe Europë, gjatë javëve të fundit.

Gjermania është një nga vendet që është marrë më shumë me rrëzime statujash historike, çështje që e ka zgjidhur duke i vendosur nëpër muze.

Megjithatë, një statujë e ish-udhëheqësit komunist, Vladimir Lenin, është ngritur pa zhurmë pikërisht në Gjermaninë Perëndimore.

Statuja e Leninit është ngritur nga Partia Marksiste-Leniniste e Gjermanisë (MLPD), që është shumë e vogël për nga pesha.

Advertisement

“Ka ardhur koha që të rrëzohen statujat e racistëve, antisemitistëve, fashistëve, antikomunistëve dhe relikeve të tjera nga e shkuara”, tha kryetarja e MLPD, Gabi Fetchner.

“Lenini, ndryshe nga ata, ishte shumë përpara në kohë me mendimet e tij për sa i përket historisë botërore. Një luftëtar i hershëm i lriisë dhe demokracisë”, tha ajo.

Lenini është një nga fiturat historike të komunizmit në Bashkimin Sovjetik, por që ka pasur rol të rëndësishëm edhe për “Terrorin e Kuq”, ngjarje që solli vdekjen e rreth 100 personave nga viti 1917 e deri në 1922.

“Lenini përfaqëson dhunën, shtypjen, terrorizmin dhe trafikun njerëzor”, thanë përfaqësues të partive të tjera në bashkinë e qytetit të Gelsenkirchenit, të cilët thanë se nuk do të lejojnë ngritjen e një simboli antidemokratik.

Advertisement

Megjithatë, kërkesa e këshillit bashkiak se statuja nuk përputhej me mjedisin rrethues u refuzua nga gjykata.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy