Dhjetëra të akuzuar për trazirat e 8 janarit në Brazil

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dhjetëra të akuzuar për trazirat e 8 janarit në Brazil

Prokurori i Përgjithshëm i Brazilit ka ngritur padi kundër 39 personave për përfshirjen e dyshuar të tyre në trazirat që kanë ndodhur në ndërtesën e Senatit më 8 janar.

Mijëra mbështetës të ish-presidentit, Jair Bolsonaro, kanë sulmuar ndërtesat qeveritare, pas humbjes së tij në zgjedhje vitin e kaluar.

Në padi është thënë se individët – të cilët nuk janë identifikuar – kanë përdorur dhunën dhe kërcënimet për të shkatërruar demokracinë.

Bolsonaro ka thënë se ndjen keqardhje për trazirat, mirëpo e mohon se i ka shkaktuar ato.

Advertisement

Qindra persona janë arrestuar pas ngjarjeve të 8 janarit, meqë ndërtesa presidenciale, Kongresi dhe Gjykata Supreme janë vandalizuar, pasi protestuesit kanë tentuar të hyjnë në to.

Dhjetëra zyrtarë policorë janë plagosur dhe skenat janë dënuar nga shumë liderë botërorë.

Kërcënimet ndaj rendit demokratik përbëjnë çështje të ndjeshme në këtë shtet, ku regjimit ushtarak i është dhënë fund më 1985.

Bolsonaro aktualisht është në Shtetet e Bashkuara, ashtu që t’i shmanget pjesëmarrjes në ceremoninë e inaugurimit të pasardhësit të tij – veteranit të krahut të majtë, Luiz Inacio Lula da Silva.

Advertisement

Fitorja e Lulas në zgjedhjet e tetorit pati zemëruar mbështetësit e Bolsonaros.

Lula, ish-president, është shpallur fajtor në akuzat për korrupsion më 2017 dhe ka qenë në burg, para se të anulohej dënimi i tij./R.E.L

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy