Digjen pyjet e Elbës në Itali/ Evakuohen qindra banorë e pushues që ndodheshin në ishull 

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Digjen pyjet e Elbës në Itali/ Evakuohen qindra banorë e pushues që ndodheshin në ishull 

Ishulli italian Elba po digjet nga flakët e zjarrit që nisën prej të hënës.

 

Rreth 700 persona, banorë te një fshati si dhe pushues nga një kamping, janë evakuuar dhe janë dërguar në strukturat komunale.

 

Advertisement

Deri më tani janë djegur rreth 14 hektarë me pyje.

 

Megjithatë autoritetet kanë thënë se situata është nën kontroll.

 

Advertisement

Italia ka lëshuar alarm të kuq në 16 qytete kryesore të vendit këtë të martë, përfshirë Romën, Milanon dhe Firencen.

 

Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar rrezik nga temperaturat e larta dhe ka këshilluar qytetarët të mos dalin jashtë në orët e pikut.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy