Dilemat e Biden për Afganistanin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dilemat e Biden për Afganistanin

Kohët e fundit thekson DW, Joe Biden ndodhej nën një presion të madh politik të brendshëm t’i japte fund asaj lufte. Shumica e amerikanëve nuk donin më të rrezikoheshin jetë njerëzish dhe të jepeshin miliarda të tjera Dollare për një vend, ku shumica e popullsisë nuk i sheh SHBA-të dhe aleatët si çlirues, por i lufton si pushtues.

Nëse shumë presidentë filluan luftëra për të fituar zgjedhje, Biden duhet t’i jepte fund kësaj lufte ne Afganistan për të ruajtur mazhorancën e dobët në të dyja dhomat e Kongresit Amerikan në zgjedhjet e ndërmjetme vitin e ardhshëm.

Sipas DW, kompleksiteti i situatës nuk është aspak justifikim për dramën dhe katastrofën humanitare tani në Afganistan ku u lanë pa mbrojtje bashkë me familjet e tyre mijëra afganë që mbështetën ushtaret e ushtarët perëndimore këto dy dhjetëvjeçarë.

Më tej në shkrim ngrihet pyetja si është e mundur, që nuk u evakuuan më parë punonjësit e ambasadave, të organizatave joqeveritare dhe grupimeve të tjera, para se ushtria të linte pjesë të tjera të vendit duke e hapur rrugën për marshimin fitimtar të talibanëve?

Advertisement

Si është e mundur, që ende para disa ditëve, ekspertë në Shtëpinë e Bardhë pretendonin, se Kabuli nuk do të bjerë kaq shpejt? Lufta në Afganistan filloi si reagim pas sulmeve terroriste kundër SHBA më 11 Shtator 2001, por aty në këto 20 vite nuk është fituar asgjë. Vetëm është humbur shumë besueshmëri.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy