Diplomacia, “në këmbë” për luftën, Blinken viziton vendet arabe, Von Der Leyen dhe Roberta Metsola në Tel Aviv

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Diplomacia, “në këmbë” për luftën, Blinken viziton vendet arabe, Von Der Leyen dhe Roberta Metsola në Tel Aviv

Konflikti një javor mes Izraelit dhe grupit terrorist palestinez, “Hamas”, ka vënë në lëvizje të gjithë bashkësinë ndërkombëtare nga Lindja e Mesme në Europë dhe SHBA.

 

Sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin ka mbërritur këtë të premte në Izrael për të zhvilluar takime me zyrtarë të lartë në Tel Aviv pas vizitës një ditë më parë të sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken.

 

Advertisement

Ky i fundit ka vijuar vizitën e tij në Jordani ku do të takohet me presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas. Blinken pritet të udhëtojë gjithashtu në Katar, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjiptin me qëllim negociatat për lirimin e robërve amerikanë të mbajtur nga Hamasi dhe daljen e sigurt të rreth 600 shtetasve amerikanë që janë aktualisht në Gaza.

 

Turi diplomatik synon gjithashtu të shmangë një përshkallëzim rajonal të luftës.

 

Advertisement

Po ashtu presidentja e komisionit europian Ursula von Der leyen dhe ajo e parlamentit europian Roberta Metsola do të mbërrijnë në Tel Aviv këtë të premte.

 

Nga ana tjetër ministri i Jashtëm i Iranit ka paralajmëruar se vazhdimi i krimeve të luftës kundër Palestinës dhe Gazës mund të hapë një front të ri lufte dhe se Izraeli do të jetë përgjegjës për pasojat.

 

Advertisement

Ministri është takuar këtë të premte edhe me kreun e Hezbollahut në Liban, ndërsa nuk bëhen të ditura diskutimet mes tyre.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy