Disa shtete rikthejnë masat drastike/ Rekord infektimesh në SHBA, mbi 40 mijë raste në 24 orë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Disa shtete rikthejnë masat drastike/ Rekord infektimesh në SHBA, mbi 40 mijë raste në 24 orë

Disa shtete rikthejnë masat drastike/ Rekord infektimesh në SHBA, mbi 40 mijë raste në 24 orë

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është vendosur një tjetër rekord ditor përsa i përket rasteve të reja me Covid-19. Të premten janë shënuar mbi 40 mijë raste, kjo shifër kaq e lartë është regjistruar për herë të parë.

Mediat amerikane shkruajnë se numri i rasteve të reja ditore në Shtetet e Bashkuara e tejkaloi rekordin e mëparshëm të vendosur të enjten, me pesë shtete që shënuan rekorde të reja – Florida, Xhorxhia, Karolina e Jugut, Tenesi dhe Juta.

Shtimi i rasteve bëri që Florida dhe Teksasi të njoftojnë se po rimbyllin përsëri baret dhe po vendosin kufizime të reja në përpjekje për të ndaluar përhapjen e virusit.

Advertisement

Nënpresidenti Mike Pence tha gjatë një konference për shtyp të Grupit të Punës së Shtëpisë së Bardhë për Koronavirusin se 16 shtete po përjetojnë rritje të infeksioneve ndërsa 34 të tjera kohët e fundit kanë raportuar një stabilizim të rasteve të reja.

Ai tha se ishte “një lajm shumë inkurajues” që gjysma e rasteve të reja në Florida dhe Teksas janë mes amerikanëve nën moshën 35 vjeç, pasi të rinjtë kanë më pak të ngjarë të kenë pasoja serioze nga virusi.

Pence tha se qeveria federale po e përqëndron vëmendjen në shtetet jugore që po shohin shtimin e rasteve dhe inkurajoi njerëzit që të respektojnë udhëzimet lokale, shtetërore dhe federale për të shmangur përhapjen e mëtejshme të virusit.

Grupi i Punës së Shtëpisë së Bardhë për Koronavirusin mbajti konferencën e tij të parë publike në gati dy muaj të premten. Presidenti amerikan Donald Trump nuk mori pjesë në të.

Advertisement

Shtetet e Bashkuara vazhdon të udhëheqin botën për nga numri i rasteve me koronavirus, me më shumë se 2.4 milion, rreth një e katërta e të gjitha infeksioneve në të gjithë botën. Kjo sipas Qendrës Kërkimore të Koronavirusit në Universitetin Johns Hopkins.

Organizata Botërore e Shëndetit tha të premten se i duhen më shumë se 30 miliardë dollarë gjatë vitit të ardhshëm për të zhvilluar dhe prodhuar teste për Covid-19, vaksina dhe trajtime të tjera.

Eksperti më i lartë i sëmundjes infektive në ShBA lëshoi një paralajmërim për të rinjtë pasi rastet e koronavirusit vazhdojnë të rriten, veçanërisht në 16 shtete.

“Pra, nëse infektoheni, do të infektoni dikë tjetër i cili do të infektojë qartë dikë tjetër. Ne e dimë se kjo ndodh sepse elementi i riprodhimit të virusit nuk është më pak se një,” tha ai.

Advertisement

Guvernatori republikan Greg Abbott ka mbyllur baret në Teksas dhe ka pakësuar hapjen e restoranteve, në një kthim dramatik të planeve të rihapjes ndërsa konfirmohen rastet e reja të koronavirusit.

Për më tepër, Florida ka ndaluar konsumin e alkoolit në bare pasi rastet e konfirmuara ditore të koronavirusit shkuan afro 9,000, gati dyfishin e rekordit të mëparshëm të vendosur vetëm dy ditë më parë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy