Djegia e jahtit/ Si shpëtoi politikani i njohur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Djegia e jahtit/ Si shpëtoi politikani i njohur

Mediat kroate kanë dhënë detaje lidhur me djegien e një jahti në bregdetin dalmat.

 

Bëhet fjalë për një jaht të marrë me qira, brenda së cilës gjendej edhe ish-zv.kancelari austriak, Heinz-Christian Strache, i cili tregoi si ndodhi zjarri dhe evakuimi nga jahti.

 

Advertisement

“Unë isha i ftuar për tre ditë me fëmijët e mi dhe dy familjet e tjera në një jaht për në Kroaci. Rreth orës 9:45 të mëngjesit ndodhi një dramë. Tymi i zi u ngrit nga dhoma e motorit 15 minuta para se të mbërrinim në portin e Biogradit. Kapiteni dhe ekuipazhi menjëherë shkuan për të shuar zjarrin me mjete përkatëse, ne i zgjuam fëmijët dhe thirrëm departamentin e zjarrfikësve.Fatkeqësisht, ata erdhën në anije vetëm pas dy orësh, kur nuk mund të shpëtonin asgjë.”

 

Ai tha se ishin jahtet sllovene dhe austriake që kaluan pranë tyre dhe i shpëtuan.

 

Advertisement

“Pas evakuimit, jahti ynë u përfshi plotësisht nga flakët dhe shpërtheu. Të gjithë ne që ishim në jaht jemi të lumtur që u shpëtuam në kohë, që i mbijetuam goditjes pa pasoja që u ndihmuam nga shumë turistë të tjerë.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy