FOTOT: Jahti me energji bërthamore, do të përdoret për të zbuluar misteret e planetit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një jaht me energji bërthamore, do të përdoret nga shkencëtarët për të zbuluar misteret e planetit.

Sipas parashikimeve, “Earth 300” do të jetë gati në vitin 2025 dhe do të mbajë mbi 400 persona në bord, mes tyre 160 shkencëtarë.

Jahti me 22 laboratorë do të jetë si një ‘sferë shkencore’ dhe do të punojë nga një gjenerator i energjisë bërthamore që përdor kripërat e fluorit të shkrirë si një ftohës dhe funksionon me presion të ulët.

“Earth 300” do të ketë gjithashtu një flotë anijesh dhe një helikopter dhe premton të jetë një depo e rëndësishme e të dhënave dhe informacionit për planetin Tokë, duke përfshirë sigurinë e ujit dhe ushqimit, katastrofat e klimës, arsimin dhe pandemitë globale.

Advertisement

Kompania që e ka projektuar thotë se jahti do të veprojë si një ‘platformë teknologjike për shkencën, eksplorimin dhe inovacionin në det’ dhe se laboratorët e tij do të pajisen me sisteme robotike dhe të inteligjencës artificiale.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy