minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
“Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s”, Rusia dëbon zv.ambasadorin e SHBA - Struga.info


“Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s”, Rusia dëbon zv.ambasadorin e SHBA

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s”, Rusia dëbon zv.ambasadorin e SHBA

Përshkallëzohen tensionet mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara. Moska ka dëbuar zëvendës ambasadorin amerikan, sipas raportimeve të agjencisë publike ruse, RIA. Motivet e këtij vendimi, kundër Bart Gorman, nuk janë ende të qarta.

SHBA konfirmoi këtë zhvillim duke e konsideruar përshkallëzues dhe bën me dije se po përgatit kundërmasa. Sekretari amerikan I mbrojtjes, Llojd Austin pretendon se trupat ruse po lëvizin më afër kufirit me Ukrainën dhe se po grumbullojnë rezerva gjaku. “Unë kam qenë vetë ushtar dhe e di se këto nuk bëhen pa arsye”, tha ish gjenerali.

Më tej shtoi se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbrojnë, nëse duhet, çdo centimetër të territorit të NATO-s nga agresioni rus”. “Nuk kemi parë asnjë shenjë çtensionimi nga Moska”, tha Austin duke nënvizuar se Shtëpia e Bardhë po qëndron vigjilente ndaj lëvizjeve të Kremlinit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy