“Do të më jepni të drejtë”/ Trump i bindur: Koronavirusi do të zhduket

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Do të më jepni të drejtë”/ Trump i bindur: Koronavirusi do të zhduket

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump është i bindur se koronavirusi do të zhduket dhe se mbajtja e maskës në masë nuk është një vendim i duhur.

Gjatë një intervistë për televizionin amerikan, Trump theksoi se ishte kundër kundër mbajtjes me detyrim të maskës në nivelin kombëtar, pavarësisht se disa shtete federale e morën si masë për parandalimin e përhapjes së virusit.

“Në fund të fundit, unë do të kem të drejtë. Unë thashë më herët se do të zhduket dhe tani e them përsëri. Do të zhduket dhe do të më jepni të drejtë. Unë dua që njerëzit të kenë njëfarë lirie. Unë nuk jam dakord që virusi do të largohet nëse të gjithë përdorin maska.”

Ndër të tjera, presidenti Trump theksoi se në të shumtën e rasteve, të rinjtë që preken me COVID arrijnë që të shërohen brenda një dite.

Advertisement

“Do të më jepni të drejtë”/ Trump i bindur: Koronavirusi do të zhduket shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy