Donald Trump shkakton bujë me gënjeshtrën për 1 prillin, ky është mesazhi që u shkoi mbështetësve të tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Po pezulloj fushatën time”.

Donald Trump shkaktoi shumë bujë sot, teksa u dërgoi këtë mesazh mbështetësve të tij, gjë e cila doli të ishte një mashtrim për 1 prillin, dhe në fakt kishte për qëllim t’i detyronte ata të dhuronin para, për të mbështetur kandidaturën e tij.

Ish-presidenti republikan, i cili në nëntor do të përballet sërish me Joe Biden në zgjedhjet presidenciale, ua ka dërguar këtë mesazh të shkurtër zgjedhësve të tij me e-mail dhe SMS.

Ky mesazh u shoqërua me një lidhje me një faqe internet, ku të interesuarit mund të dhuronin 5.500 ose 3.300 dollarë për fushatën e Trump.

Advertisement

A besonit vërtet se e pezullova fushatën time? Dita e genjeshtrave!” shkroi Trump më pas, me shkronja të mëdha./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy