Donald Trump sulmon Biden: Janë rikthyer talebanët, jo Amerika

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Donald Trump sulmon Biden: Janë rikthyer talebanët, jo Amerika

“Joe Biden gënjeu Amerikën dhe botën kur na tha se “Amerika është kthyer”. Në vend të kësaj ai iu dorëzua talebanëve dhe la prapa qytetarët amerikanë për të vdekur në Afganistan”.

Me këto fjalë ish-presidenti i shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump ka sulmujar presidentin aktual Joe Biden për situatën e krijuar në Afganistan, pas tërheqëjes së trupave amerikane dhe marrjes së pushtetit nga talebanët.

Trump e konsideron këtë një nga dështimet më të mëdha ushtarake në historinë amerikane.

“Tani janë talebanët ata që janë kthyer, jo Amerika”, shkruan Donald Trump në një email drejtuar fansave të tij, duke shpërndarë edhe një video duke tallur “Surrenderer-In-Chief”. Një montazh i imazheve që duket si pjesë e fushatës kundër Biden dhe për zgjedhjet afatmesme në 2022.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy