“Donin t’i shpëtonin policisë”, mediat e huaja jehonë aksidentit me 8 të vdekur në Këlcyrë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Donin t’i shpëtonin policisë”, mediat e huaja jehonë aksidentit me 8 të vdekur në Këlcyrë

Mediat e huaja i kanë bërë jehonë aksidentit të rëndë rrugor që u shënua në orët e para të mëngjesit sot në afërsi të Këlcyrës, ku mbetën të vdekur tetë persona, shoferi nga Shkodra dhe shtatë emigrantë ilegalë nga Lindja e Mesme.

Mediat e huaja në Greqi e Itali kanë pasyqryuar aksidentin e sotëm me vdekjen e 7 klandestinëve, të cilët kishin hyrë në Shqipëri nga Greqia.

Advertisement

Kujtojmë se makina tip Benz e mbushur me klandestinë në tentativë për t’i shpëtuar policisë përfundoi në anë të lumit Vjosa, dhe si pasojë humbën jetën 7 emigrantë si dhe vetë drejtuesi i mjetit nga Shkodra.

Dyshohet se nga shpejtësia e lartë, deri në 200 km/h shoferi ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në anë të lumit Vjosa. Përplasja ka qenë aq e fortë sa automjeti u shkatërrua totalisht duke i bërë të pamundura shanset për mbijetesë./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy