
Italia i bashkohet listës së vendeve që kanë vendosur për të aplikuar dozën e tretë të vaksinës për shkak të varianti delta, i cili është më ngjitës se të tjerët. Lajmin e ka bërë të ditur ministri italian i shëndetësisë Roberto Speranza.
Ashtu siç ishte parashikuar javën e kaluar nga kryeministri Mario Draghi gjatë një konference për shtyp ministri deklaroi se vendi së shpejti mund t’i bëjë vaksinat të detyrueshme për të gjithë italianët .
Draghi tha se italianët mund të detyrohen të marrin një dozë , sapo Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) të japë miratimin e saj për katër vaksina. “Miratimi përfundimtar nga EMA do ta bënte gjithçka më të lehtë,” tha Speranza.
Ministri i administratës publike, Renato Brunetta tha se nëse vendi nuk arrin shpejt një nivel vaksinimi midis 80% dhe 90%, qeveria do të miratojë një ligj për të imponuar vaksinën Covid-19 për të gjithë njerëzit që janë kundër tij. Deri në fund të këtij muaji qeveria e kryeministrit italian Draghi pritet të marrë një vendim.