Doza e tretë e vaksinës kundër Covid-19 do të aplikohet dhe në Itali

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Doza e tretë e vaksinës kundër Covid-19 do të aplikohet dhe në Itali

Italia i bashkohet listës së vendeve që kanë vendosur për të aplikuar dozën e tretë të vaksinës për shkak të varianti delta, i cili është më ngjitës se të tjerët. Lajmin e ka bërë të ditur ministri italian i shëndetësisë  Roberto Speranza.

Ashtu siç ishte parashikuar javën e kaluar nga kryeministri Mario Draghi gjatë një konference për shtyp ministri deklaroi se  vendi së shpejti mund t’i bëjë vaksinat të detyrueshme për të gjithë italianët .

Draghi tha se italianët mund të detyrohen të marrin një dozë , sapo Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) të japë miratimin e saj për katër vaksina. “Miratimi përfundimtar nga EMA do ta bënte gjithçka më të lehtë,” tha Speranza.

Ministri i administratës publike, Renato Brunetta tha se nëse vendi nuk arrin shpejt një nivel vaksinimi midis 80% dhe 90%, qeveria do të miratojë një ligj për të imponuar vaksinën Covid-19 për të gjithë njerëzit që janë kundër tij. Deri në fund të këtij muaji qeveria e kryeministrit italian Draghi pritet  të marrë një vendim.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy