Dozat përforcuese të Covid, dilemat dhe pikëpyetjet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dozat përforcuese të Covid, dilemat dhe pikëpyetjet

Pas konsultimit me këshilltarët e vaksinave, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar pritet të fillojë administrimin e dozave përforcuese të Covid. Personat më të rrezikuar do të jenë të parët që do të marrin dozën e tretë. Kjo përfshin të gjithë banorët dhe stafin e azileve, të gjithë punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe social, të gjithë personat mbi 50 vjeç dhe mbi 16 vjeç që kanë sëmundje ekzistuese.

Çdokush që merr një dozë të tretë duhet të ketë marrë dozën e dytë të paktën gjashtë muaj më parë. Nëse kërkoni të merrni një dozë të tretë, ja disa nga gjërat kryesore që duhet të dini.

Pse janë të nevojshme dozat përforcuese?

Advertisement

Ka shqetësime se dy doza mund të mos na mbrojnë mjaftueshëm nga Covid dhe se një dozë e tretë forcon edhe më shumë sistemin imunitar. Ka disa dëshmi se mbrojtja nga vaksinat COVID zbehet me kalimin e kohës, prandaj shumë nga vendet po ofrojnë doza përforcuese.

Ekziston frika se nëse imuniteti i personave të vaksinuar mund të dobësohet atëherë ata do të sëmuren dhe sigurisht rreziku do të rritet. Mos harroni se edhe personat e vaksinuar janë të rrezikuar ndaj COVID-19, raporton abcnews.al

Me cilën vaksine duhet të vaksinohen njerëzit ?

Ndoshta Pfizer/BioNTech.

Advertisement

Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin ka rekomanduar që vaksina Pfizer duhet të merret nga të gjithë. Ky vendim erdhi pas rishikimit të të dhënave të papublikuara nga studimi Cov-Boost , i cili ka hetuar efektet e përdorimit të vaksinave të ndryshme si përforcues.

Sipas komitetit, Studimi Cov-Boost ka theksuar se Pfizer prodhon antitrupa mjaftueshëm pavarësisht se me cilën vaksine jemi vaksinuar më parë. Në të vërtetë, hulumtimet e mëparshme kanë sugjeruar se kombinimi i Oxford/AstraZeneca me  Pfizer mund të prodhojë  përgjigje më të fortë imune sesa kombinimi i AstraZeneca me një vaksinë tjetër.

Studimi Cov-Boost zbuloi se një gjysmë dozë e vaksinës Moderna gjithashtu është efektive si një nxitës. Nëse është e nevojshme, AstraZeneca gjithashtu mund të përdoret si përforcues, por vetëm tek personat që janë vaksinuar me të njëjtën vaksinë.

Vaksinat Pfizer dhe Moderna duhet të ruhen në frigoriferë, dhe kështu logjistika e shpërndarjes së tyre është më e vështirë në krahasim me AstraZeneca. Mbretëria e Bashkuar po planifikon të dhurojë afro 20 milionë doza vaksine në vende të tjera  deri në fund të vitit 2021.

Advertisement

A është miratimi i një dozë të tretë, gjëja e duhur?

Ndërsa nuk është plotësisht e qartë se deri në çfarë mase mbrojtja nga vaksina zbehet, ne e dimë se imuniteti ndaj koronaviruseve reduktohet pas një periudhë kohe. Tek disa njerëz mund të zgjasë vetëm disa muaj.

Plus, disa njerëz në valën e parë të vaksinimeve kishin një imunitar të dobët për shkak të sëmundjes ose trajtimit me ilaç, gjë që mund të ketë ulur sasinë e mbrojtjes të vaksinave anti-Covid. Përgjigja imune gjithashtu bie ndërsa plakeni, duke i bërë vaksinat më pak mbrojtëse.

Sidoqoftë, ka prova që trupi mund të prodhojë një përgjigje të fortë dhe të qëndrueshme ndaj vaksinave COVID-19. Tek të rriturit e shëndetshëm, vaksinimi me dy doza është i mjaftueshëm.  Të rinjtë mund të infektohen me Covid por nuk ka gjasa të shtrohen në spital.

Advertisement

Në mënyrë që koronavirusi të jetë në kontroll duhet që të gjithë personat të vaksinohen. Lind pyetja nëse personat më të rrezikuar duhet të marrin një dozë të tretë ndërsa në shumë vende punonjësit e kujdesit shëndetësor ende nuk kanë marrë as dozën e parë të një vaksine anti-Covid.

Në këtë pikë të pandemisë, bota duhet të ofrojë dozat përforcuese dhe të rrisë ritmin e shpërndarjes së vaksinave në të gjithë botën. Është e nevojshme që të arrihen të dyja. Por nëse nuk realizohen të dyja, duhet ti japim përparësi personave më të rrezikuar.(abcnews)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy