Drejtori i OBSH për Europën: Mund të humbim 500 mijë njerëz

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Drejtori i OBSH për Europën: Mund të humbim 500 mijë njerëz

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) është shprehur shumë e shqetësuar për rritjen e numrit të të infektuarve me koronavirus.

Në një intervistë për BBC-në, drejtori rajonal i OBSH-së, Hans Kluge  tha se rreth 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në muajin Mars, nëse nuk ndërmerren veprime urgjente.

Paralajmërimi i tij pasoi njoftimet e Çekisë dhe Sllovakisë për numër rekord të rasteve të reja me Covid-19.

Edhe vende tjera evropiane kanë raportuar për përkeqësim të situatës me pandeminë. Kluge tha se janë në numër faktorësh që kanë ndikuar në këtë përfshirë vaksinimin e pamjaftueshëm, sezonin e dimrit dhe dominimin rajonal të variantit shumë të transmetueshëm Delta.

Advertisement

Me rritjen e rasteve ditore shume vende europiane vendosen kufizime fillimit për të pavaksinuarit duke mos i lejuar qe te futen ne bare , restorante apo vende te tjera. Por ky hap duket se nuk ishte i pamjaftueshëm për të ndikuar tek kurba e infektimeve pasi disa shtete zgjedhin izolimin total siç ishte rasti i Austrisë.

Shtrëngimit i masave nuk u prit mire nga qytetaret europiane të cilët shpërthyen në protestë atë fuqishme me policinë në sheshet kryesore.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy