
Bill Gates Themeluesi i “Microsoft”, e njëkohësisht një nga njerëzit më të pasur në botë është shprehur në faqen e tij të Tëitter se bota është duke kaluar valën ‘Omicron’ ku rastet me koplikacione më të rënda shfaqen tek personat e pavaksinuar.
Gates gjithashtu shton se në të ardhmen do të ketë shpërthime të ngjashme sëmundjesh si Covid që do të transmetohen nga specie të tjera.
“Ndërsa bota po kalon valën Omicron, sistemet shëndetësore do të përballen me shumë sfida. Rastet më të rënda po shfaqen tek njerëzit e pavaksinuar. Sapo Omicron të kalojë, rastet do të jenë më të pakta, kurse koronavirusi do të trajtohet më shumë si një grip sezonal.
Ne kemi nevojë për vaksina që parandalojnë infektimet e përsëritura dhe që duhet të jenë rezultative për shumë vite. Në të ardhmen do të ketë shpërthime të ngjashme sëmundjesh që do të transmetohen nga specie të tjera, kështu që ne duhet të investohemi për t’u përgatitur kundër tyre”. ka shkruar Gates në Twitter.