
Kreu i SPAK Altin Dumani ndodhtet për një vizitë zyrtare në SHBA, ku është takuar me ndihmës sekretarin Amerikan të Shtetit, Jim O’Brien dhe zv.ndihmës sekretaren për Çështjet Europiane, Yuri Kim.
Pas takimit O’Brien ka dhënë detaje mbi atë se çfarë u fol në takim, duke thënë se SHBA mbështet Reformën në Drejtësi.
Advertisement
“I kënaqur që takova shefin e SPAK-ut, Altin Dumanin. Është mbresëlënëse të shohësh reformën në drejtësi që jep rezultate reale për popullin shqiptar, duke treguar me veprime se askush nuk është mbi ligjin. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm reformën në drejtësi, e cila është thelbësore për të ardhmen e Shqipërisë në BE.”, shkroi ai në një status në Twitter.