Ambasadorja Kim takon kreun e SPAK: SHBA mbështet fuqishëm reformën në drejtësi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ambasadorja Kim takon kreun e SPAK: SHBA mbështet fuqishëm reformën në drejtësi

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka takuar sot kreun e SPAK Arben Kraja.

 

Kim ka reaguar me anë të një statusi në rrjetin social Twitter duke treguar edhe çështjet për të cilat kanë diskutuar.

 

Advertisement

Ajo thekson se SHBA mbështet fuqishëm reformën në drejtësi dhe punën e SPAK për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për të çuar para ligjit edhe zyrtarët e lidhur me krimin e organizuar.

 

“U takova sot me kreun e SPAK Arben Kraja për të përgëzuar prokurorët dhe hetuesit që kanë prodhuar më shumë rezultate reale në emër të publikut shqiptar. Rekordet në rritje të hetimeve, ndjekjeve penale dhe konfiskimeve të pasurive, tregojnë se askush nuk është mbi ligjin.

SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm reformën në drejtësi, duke përfshirë punën e SPAK për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për të mbajtur përgjegjës zyrtarët e korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar, për të forcuar sundimin e ligjit në Shqipëri. Kjo është e nevojshme për të përmbushur kërkesat e Bashkimit Europian dhe për të përmbushur kërkesat e qytetarëve për drejtësi”, shkruan ambasadorja.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy